Kthehu te lajmet
Lajme

Nga sot në fuqi ligji i ri: Mbështetje për prindërit që kujdesen për fëmijët me nevoja të posaçme

Prindërit që plotësojnë kushtet mund të aplikojnë për statusin e prindit kujdestar në qendrën kompetente për punë sociale ose online përmes Portalit eUprava.

02 tetor 2026
Nga sot në fuqi ligji i ri: Mbështetje për prindërit që kujdesen për fëmijët me nevoja të posaçme

Nga sot ka nisur zbatimi i Ligjit për prindërit kujdestarë dhe kujdestarët në Serbi, njoftoi Ministria për Punë, Punësim, Çështje të Veteranëve dhe Çështje Sociale.

Me këtë ligj, prindërit që plotësojnë kushtet mund të aplikojnë për fitimin e statusit të prindit kujdestar, ndërsa kërkesat mund të dorëzohen në qendrën kompetente për punë sociale sipas vendbanimit ose online përmes Portalit eUprava.

Ministria ka bërë të ditur se do të mbështesë qendrat për punë sociale gjatë zbatimit të ligjit, me qëllim që procedurat të zhvillohen në mënyrë efikase dhe të sigurohet mbështetje për familjet që kanë më së shumti nevojë.