Të premten, më 11 shtator 2026, Qendra për Punë Sociale në Preshevë angazhoi ekipe të specializuara për kryerjen e procedurave të dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit (DDD) në hapësirat e Qëndrimit Ditor për Fëmijët me Nevoja të Veçanta në fshatin Shoshajë.
Kjo është hera e dytë brenda këtij viti që Qendra për Punë Sociale në Preshevë realizon masat DDD, me qëllim të sigurimit të një ambienti sa më të sigurt, të pastër dhe të përshtatshëm për fëmijët që qëndrojnë në këtë qendër.
Masat e ndërmarra kanë karakter preventiv dhe synojnë mbrojtjen e fëmijëve dhe stafit nga rreziqet eventuale që mund të shkaktohen nga brejtësit, insektet dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në higjienën dhe sigurinë e hapësirave.
Qendra për Punë Sociale në Preshevë do të vazhdojë të kujdeset për mirëmbajtjen e kushteve të sigurta dhe të përshtatshme për fëmijët, duke i dhënë përparësi shëndetit, sigurisë dhe mirëqenies së tyre.
